I dhanë vetëm pak kohë jetë, gruaja realizon dëshirën më të madhe të jetës
Një nënë e re që po vdes nga kanceri i zorrëve shkoi drejt altarit dhe u martua me partnerin e saj në një ‘dasmë përrallash”.
Kaylea McCole i dhanë vetëm disa muaj pasi u diagnostikua me sëmundjen e rëndë.
Dhe 31-vjeçarja plotësoi dëshirën e përjetshme për të ndarë të njëjtin mbiemër me fëmijët kur të martohej me Mark McCole në W
alton, Liverpool.
Mamaja e dy fëmijëve i emocionoi të gjithëve ndërsa ecte drejt altarit me fustanin mahnitës të bardhë së bashku me babain e saj Chris.
Pas ceremonisë, Kaylea tha se dita e madhe e jetës së saj ishte si një përrallë.
Kaylea dhe Marku kanë qenë së bashku për 13 vite dhe i thanë “po” njëri-tjetrit në Kishën Blessed Sacrament në Walton të shtunën.
Nusja u diagnostikua me kancer të fazës së katër në janar dhe muajin e kaluar ia dha lajmi i keq se gjendja e saj ishte terminale.
Kaylea vendosi se dëshira e saj e fundit ishte të martohej kështu që donte të vdiste me të njëjtin mbiemër si fëmijët e saj.
Ajo shpjegoi: “Dua që ata të kuptojnë se isha pjesë e jetës së tyre, madje edhe kur nuk jam më.”