I druhem një rezultati bardh e zi

Nga Bislim Ahmetaj
I druhem një rezultati bardh e zi.
I.
Sepse kam një drojë të justifikuar që rezultati i zgjedhjeve të së dielës në rastin më të keq do të jetë i ngjashëm me atë të 31 Marsit ’91, ose në rastin më të mirë të keq si ai 22 Marsit ’92.
Për të dyja këto ngjarje ka arësye të mjaftueshme pse ato mund të ripërseriten.
II.
E para mund të ndodhë pasi qeverisja 8 vjeçare alla talibançe e Edi Ramës ka mbjellur një frikë dhe pasiguri të jashtëzakonshme tek një masë shumë e madhe njerëzish.
Ata, guximtarët i kanë ikur Shqipërisë njëlloj si qindra burra dhe gra që u arratisën në kohën e diktaturës komuniste duke marrë parasysh edhe vdekjen në emër të lirisë dhe të një jete dinjitoze.
Varfëria dhe kërcënimi me bukën e gojës është krejtësisht i ngjashëm me Shqipërinë e viteve ’89-’91.
Mijëra punonjës të administratës publike, mësues, ushtarakë dhe policë janë nën presion dhe kërcënim të përhershëm për vendin e tyre të punës.
Aq të survejuar dhe të frustuar janë kjo kategori të cilët përbëjnë rreth 25% të zgjedhësve me të drejtë vote sa nuk guxojnë as të bëjnë një “like” në fb qoftë edhe për një ditëlindje kundërshtarëve politik të kryeministrit.
Qindra të tjerë përgjatë muajve mars-prill janë punësuar me kontrata të përkohshme tre mujore në premtim të votës së tyre dhe të familjarëve.
Presionin dhe intimidimin e shtetasve shqiptarë e bëjnë zyrtarët e shtetit, banditët e rrugës, trafikantët dhe baronët e drogës, oligarkët ortakë me qeveritarët, përfaqësuesit e drejtëpërdrejtë politik të Edi Ramës që në këtë fushatë janë emërtuar “patronazhistë”.
Këta të fundit janë edhe sekser për blerje votash me lekët e drogës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
I gjithë ky teatër absurd ka për regjizor dhe skenarist shefin i sektit okult të “ri-intalimit të diktaturës” saktësisht Kryeministrin aktual Edi Ramën apo edimarrën si e thërras unë.
Të kërcënuar dhe të frikësuar janë bizneset dhe pronarët e tyre, fermerët dhe sipërmarrësit e këtij sektori.
Pronarët e banesave private të pa legalizuara të cilat përbëjnë rreth 50% të fondit të banesave në vend.
Pra as më pak, as më shumë por mbi 80% e shtetasve shqiptarë me të drejtë vote që jetojnë akoma në Shqipëri janë nën presionin dhe shantazhimin permanent të mazhorancës aktuale.
Mazhorancë e cila pa asnjë justifikim moral po kërkon me çdo formë dhe mjet një mandat të tretë qeverisës.
Në rast se këta shtetas do të bien pre e presionit dhe shantazhimit që po ushtrohet mbi ta, rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit fatkeqësisht do të ishte i ngjashëm me atë të 31 Marsit ’91.
Kohë kur Partia e Punës, gjyshja e partisë së Edi Ramës siguroj një mazhorancë apsolute edhe pse pësoj humbje të thellë në qytetet kryesore të vendit.
Edhe pse Sekretari i I-rë i KQPPSH Ramiz Alia humbi thellë në zonën e Shkollës së Kuqe përball Franko Krroqit një inxhinjer miniere deri aso kohe krejtësisht anonim për publikun e kryeqytetit.
Në rast se do të ndodhë ky skenar vendin e pret një kohë e ligë.
Ngjarjet pas zgjedhore në Bjellorusi do na duken pranverë.
Revoltat popullore do të jenë të pashmangshme dhe nga ana tjetër përgjigjia e dhunshme e pushtetit të Edi Ramës do t’ja kalonte Lukashenkos diktatorit i fundit i Europës siç është cilësuar Presidenti i Bjellorusisë nga liderat europian.
III.
Rezultati tjetër hipotetik i përmendur në krye të kësaj analize është fitorja e Partisë Demokratike dhe kualicionit opozitar me rezultatin plebishitar që fitoj kjo parti dhe aleatët e saj me 22 Mars të vitit ’92.
Që të ndodhë kjo është më e thjeshtë dhe më e mundëshme edhe pse nuk është aq e lehtë për ta besuar.
Shqiptarët i kanë njëmijë e një arësye të mos e votojnë mazhorancën aktuale.
Për arritjen e këtij skenari mjafton që votuesit shqiptarë të vrasin lepurin e frikës që ju është rritur e ba sa nji zog gomari.
Gjithashtu ky rezultat mund të arrihet nqs opozita dhe lidershipi i saj i dyshimtë të kenë siguruar besimin e votuesve të pavendosur dhe të ketë ngjallur shpresën tek votuesit që votojnë për herë të parë.
Këto dy pragje lidershipi i opozitës pretendon se i ka tejkaluar.
Shto votat e mbështetësve të saj tradicional që janë mbi gjysëm milioni, hiq socialistët e zhgënjyer që nuk do marrin pjesë në votime dhe rezultati i 22 Marsit ’92 është lehtësisht i arritshëm dhe krejtësisht i mundshëm.
Ky rezultat mund të ndodh edhe si reagim dhe refleksion i efektit bumerang të presionit dhe shantazhimit të vazhdueshëm qeveritar mbi qytetarët shqiptar.
Dita e votimit mund të shërbejë edhe si një akt hakmarrje dhe për pasojë PD dhe kualicioni i saj bëhet përfituesi direkt i kësaj “hakmarrje” popullore ndaj një qeverisje obskurantiste.
Por edhe ky rezultat në optikën e realitetit tonë alla shqiptar më shumë do ti shërbente realizimit të ambicjeve përsonale për pushtet dhe privilegje përsonale se sa forcimit të shtetit ligjor dhe institucioneve të tij të cilat kanë degraduar në nivele të neveritshme.
Ky rezultat hipotetik në vend që të sjellë qetësi dhe stabilitet do të nxiste hakmarrjen dhe përçarjen që edhe kaq sa është mjafton për të na lënë të fundit në Europë.
IV.
Uroj që të mos përseriten asnjëri prej rezultateve të përmendura në këtë shkrim.
Uroj që të dielën të ketë një fitore modeste të Partisë Demokratike dhe kualicionit të saj.
Uroj që zgjedhjet e të dielës të prodhojnë zgjidhje dhe jo thjeshtë ndryshim fytyrash në karriget e qeverisë apo në ndenjëset e parlamentit.

SHKARKO APP