‘I hekurti Putin’ ka qarë vetëm një herë që kur erdhi në pushtet, ja për kë

Ndërsa Rusia përgatitet të zgjedhë Vladimir Putin për një mandat të tretë si President më 18 mars, BBC hedh dritë mbi një ngjarje zbuluese që u zhvillua në fillim të karrierës së tij në Kremlin, kur ai ishte president i ngarkuar i Rusisë, duke u përgatitur për zgjedhjet e presidencës së tij të parë.

Rusët rrallë e shohin presidentin e tyre të qajë, ndonëse ka pasur shumë tragjedi gjatë 18 viteve të tij në pushtet. Kjo ndodhi një herë, pikërisht në fillim të sundimit të tij, më 24 shkurt të vitit 2000, në funeralin e Anatoli Sobçak.

Sobçak ishte një nga njerëzit që, së bashku me Gorbaçovin dhe Jelcinin, ndihmuan të sjellin fundin e Bashkimit Sovjetik. Ai ishte gjithashtu reformatori që mori një oficer të rangut të mesëm të KGB me emrin Vladimir Putin nga errësira dhe i dha atij punën e tij të parë në politikë.

Askush nuk e di se çfarë e nxiti atë për ta bërë këtë vendim fatlum. Por sot, fraksionet nga struktura e vjetër sovjetike e sigurisë kanë marrë frerët e pushtetit në Rusi në atë masë sa që ta bëjë një demokraci që vështirë se ia vlen të quhet e tillë, shkruan BBC./Tch

Image

SHKARKO APP