I hiqet patenta vetëm 49 minuta pasi e mori

Një adoleshenti iu është hequr patenta vetëm 49 minuta pasi e mori, tha policia gjermane.

18-vjeçari po kthehej pas testimit të sukseshëm të makinës kur e kapi policia. Ai po ecte me dyfishin e shpejtësisë. Në një zonë ku lejohej 50km/h, adoleshenti po drejtonte mjetin me 95 km/h.

“Disa gjëra zgjasin përgjithmonë , të tjerat jo më shumë se për një orë,”– tha policia gjermane në një deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I riu ishte me katër miq në makinë, tregoi policia rajonale e Märkischer Kreis, të cilëve po përpiqej tu bënte përshtypje me aftësitë e tij të drejtimit të mjetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?