I izoluar në shtëpi, kompozitori Mula jep mesazhe optimiste: Nuk kam frikë, por ja nga se duhet të ruhen shqiptarët

Kompozitori Osman Mula në një intervistë për Fax News ka folur me optimizëm nga banesa e tij teksa është karantinuar siç ka ndodhur me të gjithë qytetarët në mbarë vendin për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Mula u shpreh se është mirë që të zbatojmë rregullat e karantinës, pasi kur kjo gjendje të mbaroj jeta do të jete dhe më e bukur.

Më tej ai sugjeroi edhe disa mënyra sesi qytetarët mund ta kalojnë kohën duke, theksuar se është mirë që ato pasione që kanë pasur për ti realizuar të mund që ti shpalosin tani në këtë moment teksa po qendrojnë në shtëpi.

Po ashtu Mula tha se shqiptarët në këtë moment duhet të ruhen nga problemet nervore dhe të mundohen ta kalojnë ditën sa më mirë.

“Gjithçka këtu po veprohet mirë, ka urimet më të mira për mjekët si dhe një falenderim shumë të madh për gazetarët e terrenit që janë non stop pranë mjediseve të spitaleve ku populli vuan.

Kjo kohë më ka dhënë dhe më shumë bereqet për të punuar. Unë jam njeri optimis që nuk kam frikë i them shqiptarëve që të ruhen nga problemet nervore. Pasi këto janë më të rrezikshme se virusi. Njerëzit në shtëpi të nxjerrin nga shpirti ato gjëra që nuk kanë pasur mundësi që ti bëjnë në jetë. Ke pasur qejf të shkruash, shkruaj, ke qejf të pikturosh, pikturo. Unë çdo ditë pikturoj, dhe kam bërë shumë piktura, jeta është e bukur! Besim duhet të kenë njerzit, jeta është e bukur dhe sjellë ta papritura, ka të këndshme dhe të pakëndshme dhe them që njerëzit ta provojnë çdo të thotë të kesh besim. Që ta duash familjen duhet të rrish në shtëpi. Futu në shtëpi, do të pish një cigare dil në ballkon, por mos krijo tension.

Kam dëshirë t’u them miqve të mi kompozitor, uluni e shkruani pasi kohën e keni. Shiheni me një sy optimist jetën. Është koha të jemi solidar me njëri tjetrin. Kam besim apsolut tek zoti tek shpresa për jetën dhe jam i sigurt që do të takohemi sërish dhe do të themi sa mall paskemi pasur për njëri tjetrin.”– tha Mula.

SHKARKO APP