I keni larë gabim, keni harxhuar kot me peshqirët

Nëse adhuroni peshqirët e butë të hoteleve dhe s’e kuptoni arsyen pse peshqirët tuaj ashpërsohen dhe bëhen si letër smeril pas disa larjesh, s’ejni të vetmit. Keni provuar t’i lani me ilaç të mirë rrobash, aromë e zbutës, gjithçka që të jenë më të këndshëm dhe më të butë për lëkurën tuaj.

Eksperti Rachel Cohen tregon se është më mirë të bëni më pak, se më shumë kur vjen puna tek kujdesi ndaj peshqirëve. Mjafton një ujë i ftohtë, me sasinë normale të detergjentit, pa zbutës dhe tharje minimale, kaq duhet për peshqirë të butë kurdoherë.

Temperaturat e ulëta nuk e tkurrin peshqirin, ruajnë ngjyrën dhe funksionojnë më mirë mbi njolla.

Kimikatet tek zbutësit e rrobave mund të dëmtojnë fibrat dhe t’i bëjnë peshqirët më pak elastikë pas çdo larjeje. Mund t’i jepni më shumë jetëgjatësi peshqirëve duke i larë më vete dhe jo me rroba të tjera, kështu shmangni pushavitjen. Dhe mos e hamendësoni më sasinë e detergjentit që duhet të përdorni, hidhini aq sa rekomandohet.

Lërini sa më pak për t’u tharë, pasi nxehtësia e tepërt i dëmton, më mirë të thahen natyralisht.

SHKARKO APP