I luajti mënç policët!

Nga Ylli Dylgjeri-

Sa statuse e akte normative ka nxjerrë Lideri këto
ditë për Policinë, ato nuk kanë lexuar gjithë jetën!
I bëri të shkretët për vdekje. Po flasin me vete…
Më kujtohet një herë kur rregulloja sheshin te MB,
më duheshin disa ushtarë të Gardës për të shpërndarë plehun në lulishte. I kishte ardhur fundi projektit.
Ishte ditë e dielë dhe punëtorët e firmës do shkonin
në shtëpi për drekë. Kështu thërras oficerin e rojes
e i them të lajmëroj Gardën për t’na prurë 4-5 ushtarë. Ashtu bëri.
Pas 15 minuta, në Ministri mbritën 8 ushtarë me lopata për të filluar punë. Rrinin të urtë para hyrjes,
të rreshtuar, e nuk hynin brënda në Ministri!!!
Çkish ngjarë?
Pas pak me vjen prap Oficeri i rojes e me dorën lart, duke nderuar, më pyet me zë te lartë:
Shef, kanë ardhur 8-të, a të fus 4?
Mbante mënd Urdhërin e parë….

SHKARKO APP