“I ndërruam ditët e Ramazanit me ditët e Dvoranit!”
Çështja e Ardian Dvoranit, juristit që i ka mbaruar mandati prej 6 vitesh, vijon të mbajë detyrën në Gjykatën e Lartë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ka shkaktuar jo pak reagime në opinion.
Sikur të mos mjaftonte qëndrimi moral i një juristi që merr rrogën kot, skandali u thellua edhe më tepër nga një vendim i Këshillit të Lartë Gjyqësor që vendosi të pyes ekspertët e huaj nëse është apo jo shkelje rasti “Dvorani”.
Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar sjelljen e institucioneve ndaj rastit të Ardian Dvoranit, duke shkruar në një reagim në Facebook: “I ndërruam ditët e Ramazanit me ditët e Dvoranit!”