I nxehti ekstrem, e diela 41 gradë Celsius

Temperaturat kanë shënuar të dielën vlerat më të larta të këtij viti. Termometri regjistroi 40 gradë Celsius në Koplik dhe Elbasan, ndërsa në Berat, Kuçovë dhe Gjirokastër u tejkalua vlera 40. Temperatura më e lartë është shënuar në Gjirokastër, 41,3 gradë Celsius. Këto temperatura shënohen në Shqipëri sa herë ka masa ajrore afrikane drejt Europës Jugore. Sa i takon kësaj jave, parashikohet një ndryshim i motit të mërkurën kur priten edhe reshje në pjesën më të madhe të vendit duke normalizuar edhe temperaturat maksimale në vend të cilat pritet te shënojnë 33-34 gradë Celsius.

SHKARKO APP