I “pushtuar” nga natyra, brenda fshatit misterioz në Kinë

Fshati i braktisur i Houtouwan në ishullin Shengshan, pjesë e arkipelagut Shengsi në brigjet lindore të Kinës, kohët e fundit është kthyer në një nga pikat më interesante të vendit.

Houtouwan dikur ishte një vend peshkimi, me një popullsi prej më shumë se 3,000 banorë, por më pas fshati u braktis dhe u kthye në një zonë ‘fantazmë’ pasi natyra ‘pushtoi’ të gjithë ndërtesat.
Pas disa viteve, shtëpitë e zbrazëta në fshatin buzë detit, disa prej tyre ende të mobiliuara – u mbuluan me bimë.

Vendi mori popullaritet në vitin 2015, kjo pasi një seri fotografish mahnitëse u bënë virale.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?