I sekuestrohet limuzina, dhëndri me nusen transportohen me makinë policie

Një burrë e përdorte limuzinën për dasma dhe ceremoni të mëdha, por nuk paguante sigurimet. Një cift nga East Midlands po shkonte për të festuar ditën më të bukur të jetës kur u ndalua nga policia.

Kjo do ishte gjëja e fundit për të cilën do shqetësoheshin, por duket se shmangia e detajeve të vogla hap telashe të mëdha.

Policia zbuloi se shoferi nuk kishte leje drejtimi dhe nuk kishte paguar siguracionet e makinës. Kështu u detyrua të sekuestronte automjetin, por nuk mund të trasnportohej me karrotrec sepse është shumë e gjatë. Për këtë arsye, cifti u dërgua në ceremoni me makinë policie dhe mjeti u drejtua nga një polic.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ja çfarë ndodhë, kur kontraktoni agjenci të paautorizuara për të kryer shërbimet e dasmës. Asnjë çift nuk dëshiron të shoqërohet për dasmë, me një makinë policie”, raportoi policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?