Një qen nga Queensland është konsideruar “hero”, pasi ndihmoi policinë për të gjetur një vajzë të humbur.

Aurora, së bashku me qenin 17-vjeçar të familjes, i cili quhet Max humbën me 20 prill rrreth orës 3 të pasditës.

Vogëlushja 3 vjeç u zhduk, por ishte e mbrojtur nga qeni, edhe pse është i shurdhër dhe pjesërisht i verbër.

Qindra forca u mblodhën për të kërkuar Aurorën që u gjet më 8 të mëngjesit me 23 prill 2018, vetëm 2 km larg shtëpisë. Kelly Benston, një vajzë që ka ndihmuar për këtë rast tha për ABC: “Fillimisht gjetëm qenin. Max na udhëhoqi për tek Aurora”.

Vogëlushja kishte vetëm disa prerje të vogla dhe gërvishtje.