I thanë se kapërdiset me lekët e popullit, Armina përgjigjet për të gjithë

Armina Mevlani është kthyer prej kohësh një nga vajzat më të komentuara në shoëbizin shqiptar.

Karriera e saj si blogere nisi vetëm si një pasion i fshehtë, por pastaj solli të ardhura për nusen e familjes Berisha shkruan albeu.com.

E tillë është Armina Mevlani, e cila nuk mungon pothuajse asnjë ditë në rrjetet sociale, duke ndarë me miqtë dhe ndjekësit foto nga udhëtime të ndryshme.

Armina tashmë është përzgjedhur si ambasadore e “Moet & Chandon” e një pijeje që ka nisur deri tani ta reklamojë në udhëtimin në Paris.

Ajo ka treguar në një intervistë sesi u ndje kur një komentuese i tha se po kapërdiset me lekët e popullit.

“Përgjigjja ime, si për të dhe për të tjerët, është se, të them të drejtën i gjithë eventi ka qenë i organizuar nga “Moet & Chandon” dhe meqë nuk e kuptojnë, mund t’ua sqaroj që puna ime është e lidhur pikërisht me këtë gjë, reklamimin e brandeve. Dhe ashtu si darkat, ky udhëtim e shumë të tjerë organizohet nga vetë firmat dhe financohen nga vetë ata”, u shpreh ajo, ndërkohë që tha se për dy vite do të martohet.

SHKARKO APP