I theu të dashurës 18 kocka, ish-sportisti në burg: E urrej veten

Ish-ylli i arteve marciale mikse, War Machine insiston se nuk është më maniaku që rrihte femra. Ai thotë se ka gjetur Jezusin që ndryshoi jetën e tij dhe po i lutet ish-të dashurës për falje.

Historia e tij u bë publike pasi ishte një sportist i talentuar që i humbi të gjitha në 2014 kur sulmoi të dashurën, Christy Mack pasi e kapi me një mashkull tjetër.

Lëndimet e Mack ishin dramatike. Ajo pati 18 kocka të thyera, sy të nxirë, hundë të thyer dhe plagë në mëlci.

Pas 29 akuzave për krime, ai është dënuar me burgim të përjetshëm me mundësinë për tu liruar me kusht pas 36 vitesh.

Emri i vërtetë i tij është Jon Koppenhaver dhe ai flet për herë të parë pas hekurave si pjesë e dokumentarit nga Jon Bravo. Duket sikur po shpreh keqardhje serioze.

“Nuk ka ditë që nuk pendohem. E urrej kaq shumë mashkullin që isha atëherë. Nga thellësia e zemrës time, i kërkoj falje Christy. Kërkoj shumë ndjesë Christy”, thotë ai.

Intervista e plotë do të publikohet të mërkurën në kanalin Youtube.

SHKARKO APP