‘Ia q… nënën’/ Qytetari nuk e duron më Ramën, hedh televizorin në tokë dhe e shkel me këmbë (Video)
Daljet e shpeshta të kryeministrit Edi Rama në media, kanë indinjuar së tepërmi shqiptarët, ku një pjese të të cilëve i është bërë e padurueshme prezenca e tij në thuajse çdo kanal të mundshëm televiziv. Që pas tërmetit të 26 nëntorit, e tanimë gjatë pandemisë Covid-19, jo vetëm në media e rrjete sociale, por edhe në celularë, thirrje telefonike e së fundmi edhe nëpër e-mail, kryeministri Rama po iu “mbin” shqiptarëve kudo, ku ka dhe nga ata që kanë frikë të hapin edhe frigoriferin ndonjëherë se mos u shfaqet “Skënderbeu i Spiropalit”.
Një rast i tillë, ku indinjata ndaj daljeve të kryeministrit Rama ka shkaktuar reagim ekstrem është edhe e një qytetari, i cili në nerva e sipër ka bërë një veprim të pazakontë.
Siç shihet dhe në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, një qytetar i cili përballet me prezencën e Ramës në media, arrin të revoltohet aq shumë saqë merr televizorin dhe e përplas në çimento, pasi duket se shpirti i ka vajtur në majë të hundës nga propaganda e kryerilindasit.
Më pas ai e shkel me këmbë disa herë televizorin, ndërsa lëshon një lumë të sharash në drejtim të kryeministrit Rama. Për më tepër shihni videon e mëposhtme: