Ibuprofeni mund të ulë deri në 80% vdekshmërinë nga COVID-19

Spitalet britanike po e përdorin ilaçin “Ibuprofen” për të lehtësuar simptomat e pacientëve me Covid-19 pasi shkencëtarët besojnë se mund të ulë deri në 80% vdekshmërinë nga koronavirusi.

Ilaçi antiinflamator mendohet se rrit me 80% shanset e mbijetesës ndaj sëmundjes infektive në një eksperimentet me kavjet, dhe në të njëjtën kohë ndihmon parandalimin e problemeve të frymëmarrjes, një efekt anësor i rrezikshëm për personat me koronavirus.

Sipas ekspertëve britanikë, trajtimi me “Ibuprofen” mund të shkurtojë kohën e shtrimit të pacientëve në pavijonet e kujdesit intensiv shëndetësor.

Në javët e para të pandemisë, ministri francez i Shëndetësisë sugjeroi se përdorimi i “Ibuprofenit” po e rëndonte infeksionin te të sëmurët.

Autoritetet nëpër botë gjithashtu udhëzuan se ilaçi të kombinohej ose zëvendësohej tërësisht me “Paracetamolin” me qëllim mbajtjen nën kontroll të temperaturës dhe simptomave gripale.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se nuk kishte evidenca përfundimtare që “Ibuprofeni” të mos përdorej, por veçse të kufizohej në masë.

Shkencëtarët apelojnë se “Paracetamoli” është sërish më i rekomandueshëm për personat me simptoma të lehta të koronavirusit, sepse “Ibuprofeni” mund ta rëndojë gjendjen e personave që vuajnë nga ulcera./abcnews.al

SHKARKO APP