Identiteti juaj digjital ka tre shtresa – Por ju mund të mbroni vetëm njërën prej tyre

Profili juaj në internet është më shumë një reflektim juaji sesa një karikaturë. Pavarësisht nëse kjo  ju pëlqen apo jo, aktorët komercial dhe publik kanë tendencë t’i besojnë më shumë historikut dhe paraqitjes vizuale që ju përfaqëson sesa asaj që ju u tregoni atyre. Kur depozitoni një kërkesë kredie në një bankë ose rekrutoheni për një vend pune, rrjeti juaj social, historia e kartave të kreditit dhe adresa postare mund të shihen si fakte të pandryshueshme më të besueshme se mendimi juaj.

Por profili juaj në internet nuk është gjithmonë i bazuar në fakte. Ai është formuar nga kompanitë e teknologjisë dhe reklamuesit që marrin vendime kryesore bazuar në interpretimin e tyre të pikave të dukshme beninje të të dhënave: cilat filma zgjidhni për të parë, kohën e ditës që ju jeni online, ose sa kohë ju duhet të klikoni mbi një video.

Shumë vendime që ndikojnë në jetën tuaj tani janë diktuar nga interpretimi i profilit tuaj të të dhënave sesa ndërveprimeve personale. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me banderolat e reklamave që ndikojnë në markën e sapunit që blini, e njëjta mekanikë e profilizimit të përdoruesve dhe mesazheve të shënjestrimit, vlen edhe për fushatat politike dhe aplikimet e vizave. Kur reklamat duken si lajme dhe lajme duken argëtuese, të gjitha llojet e përmbajtjes profilizohen në bazë të të dhënave tuaja.

Pra, çfarë historie tregojnë të dhënat tuaja për ju?

Shtresat e profilit tuaj në internet

Do të ishte mirë të mendojmë se kemi kontroll mbi profilin tonë në internet. Në fund të fundit, ne jemi ata që ushqejmë  data bazën personale në aplikacione celulare dhe platforma online. Ne vendosim se cilat foto duam të ndajmë dhe cilat duhet të mbeten private. Ne pranojmë ose refuzojmë ftesat, etiketat e kontrollit dhe mendojmë dy herë para se të botojmë një postim ose një koment. Ne jemi kritikë dhe selektiv për përmbajtjen që na pëlqen ose ndajmë. Atëherë, pse nuk jemi nën kontroll?

Lajmi i keq është se kur bëhet fjalë për profilin tuaj digjital, të dhënat që zgjidhni të ndani janë vetëm maja e një ajsbergu. Ne nuk e shohim pjesën tjetër që fshihet nën ujërat e ndërfaqeve miqësore të aplikacioneve celularë dhe shërbimeve online. Të dhënat më të vlefshme për ne janë nxjerrë jashtë kontrollit tonë dhe pa pëlqimin tonë. Janë këto shtresa më të thella që ne nuk mund t’i kontrollojmë ato që marrin vërtet vendime, jo ne.

Ja cilat janë shtresat e tjera

Shtresa e parë është ajo që ju kontrolloni. Ajo përbëhet nga të dhëna që nxirrni në mediat sociale dhe aplikacionet celulare. Kjo përfshin postimet tuaja publike dhe mesazhet private, pëlqimet, pyetjet e kërkimit, fotot e ngarkuara, testet dhe anketimet që keni marrë, ngjarjet që keni ndjekur, faqet e internetit që keni vizituar dhe llojet e tjera të ndërveprimeve të ndërgjegjshme.

Shtresa e dytë përbëhet nga vëzhgime të sjelljes. Këto nuk janë aq shumë zgjedhje që ju bëni me vetëdije, por metadata që u jep kontekst atyre zgjedhjeve. Ajo përmban gjëra që ndoshta nuk doni t’i ndani me të gjithë, si vendndodhja juaj në kohë reale dhe një kuptim i hollësishëm i marrëdhënieve tuaja intime dhe profesionale. Kjo gjithashtu gjurmon zakonet tuaja kur ju jeni online dhe offline, përmbajtja për të cilën keni klikuar, koha që keni kaluar duke e lexuar atë, modelet e blerjeve, dinamika e goditjes së tasteve, shpejtësia e shtypjes dhe lëvizjet e gishtërinjve tuaj në ekran (për të cilin disa kompani besojnë se zbulojnë emocione dhe karakteristika të ndryshme psikologjike).

Shtresa e tretë është e përbërë nga interpretime të të parës dhe të dytës. Të dhënat tuaja analizohen nga algoritme të ndryshme dhe krahasohen me të dhënat e përdoruesve të tjerë për korrelacione statistikore domethënëse. Kjo shtresë sjell përfundime në lidhje me jo vetëm atë që ne bëjmë por kush jemi bazuar në sjelljen dhe metadatat tona. Është shumë më e vështirë të kontrollosh këtë shtresë, pasi megjithëse mund të kontrollosh inputet, nuk e njohim algoritmin që po ‘përtyp’ rezultatin. Detyra e këtyre algoritmeve të hartës së profileve është të hamendësojë gjëra që nuk ka gjasa t’i zbuloni me dëshirë. Këto përfshijnë dobësitë tuaja, profilin psikometrik, nivelin e IQ, gjendjen familjare, varësitë, sëmundjet, nëse jemi duke u ndarë me dikë ose po hyjmë në një marrëdhënie të re, obsesionet tuaja të vogla (si lojërat) dhe angazhimet tuaja serioze (si projektet e biznesit).

Meqenëse reklamimi ka për qëllim të krijojë nevoja dhe të nxisë marrjen e vendimeve që nuk i ke marrë (akoma), tregtarët do të përpiqen të shfrytëzojnë mekanizmat e nën-ndërgjegjshëm dhe reagimet automatike. Meqenëse ata nuk mund të presin që ju do t’u thoni atyre se si ta bëjnë këtë, ata kërkojnë të dhëna për sjelljen dhe përdorin algoritme për të gjetur lidhje të rëndësishme në këtë kaos.

Vendimet e detyruara të marra nga bankat, siguruesit, punëdhënësit dhe zyrtarët publik bëhen nga të dhëna dhe algoritme të mëdha, e jo nga njerëz. Kjo kursen shumë kohë dhe para për të parë të dhënat në vend të bisedave me njerëz në fund të fundit. Prandaj, ekziston një besim i përbashkët në industrinë e reklamave që të dhënat statistikore nuk gënjejnë, që këto korrelacione tregojnë “të vërtetën” për njerëzit, sjelljen e tyre dhe motivimet e tyre.

Si të dilni nga personazhi digjital i cili nuk ju ngjan aspak?

Është e rëndësishme të rimerrni nën kontroll profilin tonë digjital pasi nëse nuk e bëni do të penalizoheni në mënyrë të gabuar dhe të padrejtë në jetën tuaj si në internet ashtu dhe në atë reale.

Edhe pse shpesh jeni impulsivë ose spontan me të dhënat që ndani, ju kemi mjetet për të kontrolluar këtë proces. Mund të zgjidhni të mos postoni azhurnime të statusit ose të mos bëni ‘Like’ faqeve. Çka mund të bëjmë është të kriptojmë komunikimin tonë privat duke zgjedhur disa aplikacione për mesazhe dhe bllokuar skriptet e përcjelljes duke instaluar shtesa të thjeshta. Ne madje mund të çaktivizojmë metadatat të cilat ruhen në fotot tona duke ndryshuar parametrat e paracaktuar të telefonave tanë dhe duke u siguruar që ato nuk do të kenë qasje në vendet ku ndodhemi.

Mënyra e vetme për të rigjetur kontrollin e plotë mbi profilet tona është të bindni ata që bëjnë profilizimin të ndryshojnë qasjen e tyre. Në vend që t’i fshehin këto të dhëna nga ne, ato mund të bëhen më transparente. Në vend që të llogarisin vendndodhjen tonë, marrëdhëniet ose dëshirat e fshehura pas shpinës, ata mund të bëjnë pyetje dhe të respektojnë përgjigjet tona.

Ligji Europian tashmë kërkon që kompanitë që angazhohen në studime analitike të dhënash dhe profilizim, ta bëjnë këtë proces më transparent. Rregullorja për mbrojtjen e të dhënave GDPR që u vendos në maj 2018 u jep përdoruesve europianë të drejtën të verifikojnë të dhënat e tyre, përfshirë profilet e marketingut të krijuara nga ndërmjetësit e të dhënave, platformat e internetit, ose mediat online. Ndërsa kompanitë ende mund të mbrojnë kodin dhe algoritmet e tyre si sekrete biznesi, ata nuk mund të fshehin më të dhënat personale që gjenerojnë në lidhje me përdoruesit e tyre.

Prandaj është koha për t’i trajtuar përdoruesit si lojtarë aktivë, jo si pjesëmarrës pasivë. Me GDPR në fuqi dhe kompanitë e reja që e ndërtojnë avantazhin e tyre konkurrues mbi besimin dhe transparencën, modelet e reja të marketingut dhe financimit të përmbajtjes në internet po bëhen më realiste. (Quartz)

/ SCAN

SHKARKO APP