Ikën Manushi: 10 vjet janë shumë, më duhet t’i lë vendin të rinjve

Një tjetër figurë e njohur e ekranit do të largohet nga Top Channel. Edi Manushi nuk do të prezantojë më emisionin e njohur sportiv, “Procesi Sportiv”.

Ka qenë vetë ai që e ka pranuar një gjë të tillë mbrëmjen e djeshme në emisionin e fundit të organizuar për Botërorin.

Në këndin e intervistës që moderatorja Fjoralba u ka bërë përgjatë gjithë muajit personazheve të njohur nga një pyetësor të shkurtër, kësaj here përballë Fjoralbës ishte partneri i saj, Manushi.

Ajo e ka pyetur nëse do të vazhdojë me këtë program. Dhe ja si është përgjigjur Manushi.“Mirë bëre që më pyet për këtë. Nuk do të jem më, mendoj se duhet t’i lë rrugë të rinjve.

10 vjet janë shumë”, u shpreh Manushi.

Për momentin nuk dihet nëse ai do të për fare nga Top Channel apo do të marrë drejtimin e ndonjë emisioni tjetër.

SHKARKO APP