Ikën Valbona Selimllari nga Klan

Ajo është ndër fytyrat më të dashura të ekranit. Valbona Selimllarin vazdimisht e kemi parë në ekran, në reklama, në panele emisionesh, prezantime spektaklesh dhe së fundmi edhe si  anëtare jurie. Ish miss Albania tani do të ketë emisionin e saj, të cilin do ta drejtojë e vetme.

‘Bobi’, ashtu siç e njohin miqtë, gjithnjë është treguar e rezervuar jo vetëm për jetën private por edhe për planet  në karrierë. Por këtë herë është zbuluar se ajo do të jetë pjesë e televizionit ‘Ora News’ dhe edhe pse ende nuk është zbuluar formati i emisionit që do të drejtojë, duke marrë parasysh edhe rolin që ka në Bashkinë e Tiranës, si këshilltare për çështjet sociale, mendojmë se do të jetë ndonjë program i këtij lloji. /InTv/

 

SHKARKO APP