Ilaçet e aprovuara amerikane që luftojnë covid-19

Kur pandemia e koronavirusit ka gjunjëzuar gjithë botën, një lajm i mirë vjen nga përtej Atlantikut. Presidenti amerikan Donald Trump, ka dhënë një shpresë të mirë për të gjithë të prekurit nga koronavirusi.

Trump njoftoi se terapitë antivirale të përdorura për trajtimin e malaries dhe ebolës janë në mesin e ilaçeve që mund të vihen në dispozicion për trajtim të mundshëm të personave të infektuar me virusin COVID-19.

Ai deklaroi se një kombinim ilaçesh, Hydroxychloroquine dhe Azithromycina,  janë efektive dhe se ky ilaç do të ndryshojë të gjithë historinë e mjekësisë.

Kjo është shpresa që Autoriteti i Barnave dhe Ushqimit (FDA) ka dhënë në SHBA përmes testeve të saj. Sipas Trump, kjo kurë duhet të fillojë të përdoret menjëherë.

Ky kombinim ilaçesh, kanë një shans të vërtetë për të qenë një nga ndryshuesit më të mëdhenj në historinë e mjekësisë. Veproni shpejt, njerëzit po vdesin. Zoti i bekoftë të gjithë, ka deklaruar Trump.

Muajin e kaluar, një ekspert francez i sëmundjeve infektive mbështeti idenë e përdorimit të klorokinës për të trajtuar pacientët me COVID-19, duke u bazuar në një studim të fundit kinez.

Rezultatet fillestare janë premtuese, tha David Gortler, një ish-zyrtar mjekësor i Agjencisë amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve.

Edhe ilaçi për trajtimin e ebolës, “remdesivir” u përmend nga Presidenti Trump si një mundësi tjetër trajtimi, duke theksuar se administrata e tij po heq barrierat për të përfunduar sa më shpejtë këto lloje trajtimi.

Po çfarë janë konkretisht këto barna?

Hydroxychloroquine përdoret për të parandaluar dhe trajtuar sulmet akute të malaries, ndërsa Azithromycina është përdorur për të trajtuar shumë lloje të ndryshme të infeksioneve të shkaktuara nga bakteret, të tilla si infeksione të frymëmarrjes, infeksione të lëkurës, infeksione në vesh, infeksione në sy dhe sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Në teste kryera në disa pacientë në Kinë, këto ilaçe kanë rezultuar efikase ndaj COVID- 19. Azithromycina e shtuar në Hydroxychloroquine ishte dukshëm më e efektshme për eliminimin e virusit.

Përdormi i tyre tek disa pacientë zhduku ngarkesën virale të COVID- 19. Këto teste, por dhe miratimi i presidentit Trump për të lejuar përdorimin e tyre si kurë ndaj koronavirusit, jep shpresa të mira për një kurë të efektshme ndaj COVID- 19.

/Ora News

SHKARKO APP