Iliaz Bazna ose “Ciceroni”, agjenti shqiptar që informoi Hitlerin mbi Normandinë
Nga Iv Kloçi –
Historia e famshme e super agjentit me origjinë shqiptare, Iliaz Bazna, i njohur ndryshe me nofkën “Ciceroni”, i cili gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore sherbente si kamarier pranë ambasadës britanike në Ankara. Si arriti ai që t’u jepte gjermanëve informata dhe dokumente tepër sekrete, të cilat vunë në dijeni Hitlerin për zbarkimin aleat në Normandi dhe shpërblimi që i bënë nazistët me sterlina false.
Agjenti,apo siç njihen ndryshe spiunët me nofkën “007”-ta, më i famshëm me origjinë shqiptare i të gjitha kohërave, i quajtur Iliaz Bazna, u bë i njohur për botën e spiunazhit botëror falë dokumentave tepër me vlerë që i shiti spiunazhit nazist (Abwer) të Adolf Hitlerit, në Ankara (kryeqytetin turk), të cilat bënin fjalë për planin e famshëm të zbarkimit aleat anglo-amerikan dhe kanadez në plazhet e Francës Veriore (Normandi). Iliaz Bazna, agjenti i famshëm shqiptar, i cili gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore punoi si kamarier pranë ambasadorit anglez në Turqi, u bë i njohur me pseudonimin “Ciceroni”, pasi ai i dha informata të shumta spiunazhit nazist gjerman për instalimin e ushtrive aleate në Kanalin e La Manshit, (ngushtica detare që lidh Anglinë me Francën ) dhe për këto”ndere” ai u pagua me shumën e 300 mijë sterlinave, të gjitha në kartmonedha false, pasi Abweri nuk ia besoi informatat për zbarkimin aleat në Normandi. Kjo, pasi ata mendonin se ishte shumë vonë për hapjen e një fronti të dytë në Evropën Perëndimore nga aleatët anglo-amerikan. Por nënvfleftësimi i këtyr informacineve, që ata i quanin të pavlefshme, do t’i sillte dalë nga dalë edhe humbjen përfundimtare të luftës së ushtrisë naziste të Adolf Hitlerit.
Zanafilla e mashtrimit të “Ciceronit”
Zanafilla e historisë së famshme të spiunazhit në ambasadën britanike në Ankara nisi në tetor të vitit 1943, kur kamarieri i ambasadorit anglez, Hughe Knatchbull-Hugessen, Iliaz Bazna vendosi të bëhej i pasur duke marrë profesionin e agjentit, profesion që në atë kohë spikaste shumë. Në dimrin e vitit 1943, ushtria naziste e Adolf Hitlerit po pësonte humbje të njëpasnjëshme dhe hapja e një fronti të dytë në Evropën Perëndimore ishte çështja muajsh. Për këtë arsye, Abweri (spiunazhi nazist) punësoi shumë informatorë vullnetarë nga shtete të ndryshme të Evropës, të cilët, edhe për një shumë të vogël parash, ishin të gatshëm të spiunonin edhe detajet më të vogla nga operacionet aleate që zhvilloheshin në ilegalitet në bregdetin britanik. Në këtë kuadër u “frymëzua” edhe kamarieri i ambasadës angleze në Turqi,”Ciceroni”(Bazna), i cili, me qëllim që të merrte një sasi të madhe parash dhe të bëhej i famshëm në botën e spiunazhit botëror, i dha personelit të ambasadës gjermane në Ankara dokumente tepër të rëndësishme, të cilat bënin fjalë për operacionin “Dita-D” që po përgatitej nga forcat aleate naglo-amerikane kundër ushtrisë naziste. Këto dokumente me vlerë që u vodhën nga Bazna, ranë kryeshisht në dorë të agjetëve nazistë të ambasadës gjermane në Ankara. Më pas, me administrimin e këtyre dokumenteve me vlerë u mor atasheu i ambasadës gjermane, Albert Jenke, i cili ia dha këtë informacion të vlefshëm vetë ambasadorit gjerman në Turqi, Franz von Papen, dhe më pas ky, ia komunikoi me telegraf vetë ministrit të jashtëm gjerman, Joachim von Ribbentrop. Pasi u analizuan hollësisht të gjitha dokumentat sekrete ushtarake mbi misionin e zbarkimit aleat në Normandi, Abweri nazist i nënvleftësoi shumë informatat e vjedhura nga Iliaz Bazna dhe nuk u besoi atyre që thuheshin mbi operacionin e madh aleat që po ndërmerej në Normandi. Kjo gjë ndodhi sepse disa muaj më parë, aviacioni nazist që ndërrmerte herë pas here fluturime mbi qiejt britanik, kishte zbuluar një “ushtri”rezervë në fushat e Anglisë Jugore, që po përgatitej të zbarkonin në Normandi. Por më vonë rezultoi që “ushtria”rezervë nuk kishte qënë gjë tjetër veçse disa makina që luanin rolin e “ushtarëve” dhe disa dyshekë me ajër që luanin rolin e “tankeve”dhe “makinave”. E njëjta gjë ndodhi një javë më vonë në Detin e Veriut, ku avionët nazistë zbuluan një “flotë detare” të tërë të instaluar atje, me qëllim zbarkimin në Gjermaninë Veriore. Por gjithçka kishte qenë një mashtrim i kurdisur nga aleatët anglo- amerikan. Kështu që Abweri nazist, duke marrë parasysh kurthet e aleatëve, vendosi të fusë në kurth vetë “Ciceronin”, duke i dhënë atij stërlina false, pasi nuk e besonin informacionin që i kishte dhënë ai. Por ata nuk e kuptuan gabimin e rëndë që kishin bërë duke nënvleftësuar informacionin që u kishte dhënë Bazna. Dhe informacioni”Ciceronit” u bë realitet. Më 6 qershor të vitit 1944, në plazhet e Normandisë, në bregdetin e Francës Veriore, zbarkuan mbi 200 mijë forca aleate anglo-amerikane dhe kanadeze, si dhe një numër shumë i madh mjetesh të korracuara me armatime të shumta, gjë që i solli humbjen e luftës Hitlerit.
Odiseja e “Ciceronit”
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Iliaz Bazna, së bashku me stërlinat e tij false, u nis për në Rio de Zhanjero të Brazilit. Por këtu nisi edhe inati dhe zhgënjimi i madh i Baznës karshi Abwerit nazist, i cili e kishte mashtruar atë me stërlinat e tij false. Bazna i depozitoi ato në një bankë braziliane, duke menduar se tërë ato stërlina false nuk do të bllokoheshin dhe sekuestroheshin nga qeveria. Por ndodhi krejt e kundërta. Bazna i humbi tërë ato stërlina false, të cilat u bllokuan dhe u sekuestruan nga qeveria braziliane dhe për këtë aktivitet të jashtë ligjshëm ai u dënua nga një gjykatë braziliane duke bërë edhe disa muaj burg. Pas lirimit, ai vendosi të hiqte dorë nga jeta e “diplomatit agjent” dhe vendosi të bëjë një jetë të ndershme, duke punuar si roje nate në Mynih. Por Iliaz Bazna nuk hoqi dorë kurrë nga kërkesa për kthimin e sterlinave false që i kishin dhënë gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore.”Ciceroni” bëri një kërkesë te qeveria e RFGJ-së për t’i kthyer të 300 mijë stërlinat false që i ishin dhënë nga Abweri gjatë luftës. Por qeveria gjermane e hodhi poshtë kërkesën e tij, duke e konsideruar atë si një kapitull të mbyllur dhe një çështje që nuk i përkiste më asaj. Pas kësaj, Iliaz Bazna e hodhi në gjyq në Londër qeverinë gjermane, për shkak të mashtrimit që i kishin bërë atij duke e shpërblyer me stërlina false dhe duke mos i kthyer ato. Por edhe në gjyqin e Londrës ai dështoi, pasi gjykata angleze nuk e mori parasysh ankesën e kotë që bënte Bazna kundër një shteti të tërë.”Ciceroni” nuk e mori kurrë atë çka i ishte premtuar nga Abweri nazist nëpërmjet ambasadës gjermane në Ankara në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Dhe për këtë “mashtrim” ai vendosi të realizojë edhe hakmarrjen e tij finale kundër njeriut që e mashtroi, ish atasheut ushtarak të ambasadës gjermane në Ankara, Albert Jenke. Dhe hakmarrja duket se nuk vonoi shumë për t’u realizuar.
Vdekja misterioze e mashtruesit gjerman
Në vitin 1953, në një hotel të Ankarasë, u gjet i mbytur Albert Jenke, personi që mashtroi Iliaz Baznën. Policia turke kurrë nuk e mësoi të vërtetën mbi vrasjen e Albert Jenkes dhe shkaku i vrasjes mbeti një enigmë e madhe për vite me rradhë. Dyshohet se në këtë komplot të mistershëm mund të kishte të bënte me Iliaz Baznën, pasi Jenke ishte njeriu që e mashtroi atë,”Ciceroni”, pas vuajtjeve që hoqi për shkak të stërlinave, nuk ndiente ndonjë simpati të madhe për këtë njeri.Kjo tregohet edhe në kujtimet e ish-shefit të CIA-s,Allen Dulles, i cili thekson se: Në se Abweri dhe Hitleri do ta kishin marrë seriozisht informacionin dhe vlerën që Iliaz Bazna paraqiste për kohën, do të ishte kthyer në një agjent hero “alla Sorge” për shtetin nazist. Por fati na buzeqeshi neve, thotë Dulles. Edhe pse Bazna nuk i mori kurrë të 300 mijë stërlinat “ e tij”, ai konsiderohet dhe mbetet spiuni më i paguar i të gjitha kohërave… së paku në kartëmonedha false.Me pas, për aventurën e tij agjenturore, Iliaz Bazna shkroi një libër të titulluar “ Unë Ciceroni”. Hollywood, i kushtoi filmin “ Dhelpra e shekullit”.