Ilir Balija: “Zori” filmi më i madh shqiptar po vjen

E kemi fjalën për filmin “Zori” me regji nga Esat Fejza, ku ne mësojmë nga Ilir Balija që është një nga producentët e këtij filmi dhe njëkohësisht protagonist në një rol kryesor dhe ku producenti tjetër është Naser Qeli, na tregoi se ky film nga muaji nëntor do të ketë premierën e tij dhe do të ketë mundësi që ai të promovohet edhe në Diasporë dhe do të jetë filmi më i madh shqiptar që po vjen. Por data e saktë, sipas Ilirit nuk është caktuar ende, por në fillim do të vijë si premierë në disa vende të Europës e më pas në Kosovë. Ilir Balija njëkohësisht është i njohur për punën e tij të madhe që e bën në Gjermani me anë të tre kompanive të tij “Markgrafler Taxi”, “Markgrafler Transporte” dhe “IB Events”, ku ka të punësuar 80 punëtorë dhe arritje e një suksesi të madh.

Njëkohësisht Iliri është në kryesi edhe të “Union Bussines” një bashkëpunim dhe marrëdhënie kjo e krijuar në mes të Gjermanisë dhe Kosovës, por njëkohësisht ai është pjesë tash dy vite si bashkorganizator i eventit më të madh të modës “Prishtina Fashion Night” dhe shumë vite pjesë në organizimin e “Miss Diaspora”. Iliri nuk ka dashur të zbulojë më shumë për filmin “Zori”, por një gjë është e sigurt se ky film i vetë financuar, falë menaxhimit të tij e shumë artistëve të tjerë ka bërë bujë ende pa dalë në treg e mezi pritet nga shqiptarët dhe artdashësit e filmit që të vijë në treg.

SHKARKO APP