“Illyrian Guard” forcon praninë në sigurinë e eventeve ndërkombëtare, pjesë e “Tirana Throwdown”

“Illyrian Guard” po zgjeron aktivitetin e saj edhe në menaxhimin e sigurisë për evente ndërkombëtare, duke qenë pjesë e organizimit të aktivitetit sportiv “Tirana Throwdown”, i cili mblodhi në kryeqytet atletë nga 36 vende të botës.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga eventi, duke vlerësuar angazhimin e kompanisë në garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të një aktiviteti me përmasa ndërkombëtare. Sipas tij, kompania ka kaluar me sukses një tjetër provë të rëndësishme, ndërsa puna vijon për modernizimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të kapaciteteve të saj.

Në reagimin e tij, Rama theksoi se “Illyrian Guard” po kalon nga mbrojtja e institucioneve shtetërore drejt një roli më të gjerë në ofrimin e sigurisë për aktivitete të rëndësishme publike, sportive dhe sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesi i kompanisë, Florenc Spaho, u shpreh se pjesëmarrja në “Tirana Throwdown” përfaqëson një përgjegjësi të rëndësishme për kompaninë. Ai nënvizoi se eventi nuk ishte vetëm një garë sportive, por edhe një simbol disipline, force mendore dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Spahos, sporti ka rol të rëndësishëm në promovimin e një jetese të shëndetshme dhe aktive, ndërsa siguria mbetet një element kyç për zhvillimin dhe mirëqenien e çdo shoqërie. Ai shtoi se objektivi i kompanisë është të mos mbetet vetëm një ofruese shërbimesh sigurie, por të shndërrohet në një partner strategjik për institucionet shtetërore, bizneset private dhe organizatorët e eventeve të mëdha.

“Illyrian Guard” është kompania e parë aksionere shtetërore në vend që ofron shërbime të sigurisë fizike për institucione me rëndësi të veçantë, si dhe për subjekte private.

“Tirana Throwdown” konsiderohet ndër eventet sportive më të rëndësishme të organizuara në Tiranë, duke sjellë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës dhe duke krijuar një atmosferë dinamike sportive e komunitare në kryeqytet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?