“Iluzionisti i ushqimit” – Nuk do t’u besoni syve kur të shikoni ëmbëlsirat e këtij shefi të kuzhinës

Shefi britanik i kuzhinës Ben Churchill ka kaluar shumë kohë në perfeksionimin e ushqimit, duke e kthyer punën e tij në art. Ai krijon shpesh iluzione optike me ëmbëlsirat e tij, të cilat mund t’i përngjajnë ushqimeve të tjera apo sendeve të jetës së përditshme.

Që nga bërja e një ëmbëlsire të thjeshtë në formën e mollës, apo tostit, apo tavllës së cigares e portokalleve të kalbura, ky shef arrin të surprizojë klientët dhe fansat e punës së tij me këtë ëmbëlsira fantastike shumë të shijshme.

Shefi, tashmë 31 vjeçar, iu fut profesionit të kuzhinierit kur ishte vetëm 20 vjeç. Pasi kishte braktisur shkollën e artit, ai pranoi të fillonte në një punë në kuzhinë, ku u dashurua me gatimin. Ai mësoi vetë më pas të bënte ëmbëlsira. Ai e nisi me gjëra të thjeshta, si një kek me çokollatë që ngjante me një limon dhe përparoi në gjëra më të komplikuara.

Megjithatë për Churchill, nuk është vetëm pamja elementi kryesor i ëmbëlsirave të tij, por ai sigurohet që edhe shija të jetë perfekte. Ai i sheh të dy elementët si në harmoni me njëri-tjetrin për të ushqyer si syrin ashtu edhe shqisat e të ngrënit.

SHKARKO APP