“Individi”, Sot dhe nesër në skenë rrëfimi poetik i Artan Santos!


Artan Santo biznesmeni, i cili humbi jetën në një atentat në qershor të vitit 2014 tashmë vjen për publikun shqiptar edhe si autor i shfaqjes “Individ” me regji të Armando Borës, i cili shfaqjen e ka quajtur teatër të rrëfimit poetik. Regjisori dhe aktorët pjesëmarrës në shfaqje, Ndriçim Xhepa, Suela Konjari dhe Rozi Kostani  janë njerëz të cilët kanë njohur nga afër biznesmenin dhe sipas tyre ai e donte shumë  teatrin dhe këtë e dëshmon edhe pjesëmarrja e tij më herët në filmin “Guximtarët”. “
Individi” është shkruar nga Artan Santo në vitin 2006 dhe do të nisë të shfaqet mbrëmjen e së hënës deri të enjten në orën 20 në teatrin METROPOL në Tiranë. 

SHKARKO APP