Infektime deri në 23 qershor për të rikthyer gjendjen e jashtëzakonshme në 24

Anton Beli

Çdo ditë KM shqiptar po shton shifat e të infektuarve me koronavirus, duke i hapur rrugën rikthimit të gjendjes së jashtëzakonshme. 48 dje, 57 sot dhe një rritje permanente që nga dita që në mendjen e Edi Ramës u vendos rikthimi i lock down.

Më në fund KM e ka vendosur të na izolojë pas paralajmërimit që do na mbyllë brenda derisa të shpiket vaksina e Bill Gates. Shifrat e Edi Ramës bien në konflikt të ashpër me logjikën e uljes të numrit të infektuarve në gjithë vendet e BE.

Nga dita në ditë nga Italia, Gjermania, Franca, Spanja, SHBA, UK etj vijnë njoftime që numri i të infektuarve po shënon rënie megjithë hapjen e ndodhur. Në Shqipëri ndodh rritje mbi 100 përqind e numrit të rasteve me koronavirus.

Aktualisht, të shtruar në spital janë 47 persona nga të cilët 7 janë në terapi intensive sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri në 14 qershor. Nga 90 deri në 150 teste të bëra gjatë muajit prill dhe maj sot kemi arritur në mesatare e 300 testeve në ditë (vetëm sot janë kryer 362 teste), të cilat konfirmojnë faktin se në Shqipëri numri i testeve nuk ka konfirmuar kurrë realitetin. Si shpjegohet që numri i pacientëve të shtruar në spital nga 52 në 13 qershor ka shkuar në 47 megjithëse janë shtuar 57 raste!!!?

Kjo është farsë mashtruese.

Rritja e numrit të testeve vjen si rezultat i përfundimit të afatit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe kërkesës emergjente nga Edi Rama për të rikthyer status quonë e një coprifuoco të re, për të riizoluar shqiptarët me vërshëllimën e çobanit nga Surreli.

Lind pyetja; pse nuk bëjnë transparencë qeveritarët tanë për numrin e shtretërve të zënë nga pacientët me koronavirus?

Pse koronavirusi në Shqipëri rritet ndërkohë që në gjithë botën bie?

Kush është studimi që vërteton se do të ketë një valë të dytë apo të tretë pandemie dhe mbi çfarë metodologjie shkencore e mbështesin pseudoshkencëtarët rikthimin e tij?

Në vazhdën e shumë pyetjeve një është më thelbësorja; A e ka seriozisht kryeministri se ekonomia rikthehet dhe jeta jo, kur dihet më së miri që jeta ushqim kryesor ka ekonominë?

Përpos mijëra pyetjeve që njerëzit e mençur ngrenë për këtë farsë që po ndodh me koronavirusin, farsë e cila drejtohet nga një palaço si Bill Gates, i cili nuk ka asnjë lidhje me shëndetësinë, por e ka kthyer në biznes miliardash, e garantuar është se kjo farsë po dështon në gjithë botën. Pavarësisht dëshirave të kryeministrit të Surrelit për të kthyer dhe njëherë kohën kur komandonte rrugët me dylbi nga Surreli, njerëzit e kanë vrarë frikën dhe kanë arritur të marrin vesh lojërat e ndyra që po luhet mbi kurrizin e tyre. Vështirë se mund të pranojnë marrëzinë e kryeministrit për të vrarë jetët e tyre. 23 qershori po vjen dhe çdo kërkesë për gjendje të jashtëzkonshme është një hap i frikshëm me pasoja të paparashikueshme për këdo që do të luajë me jetët e shqiptarëve.

SHKARKO APP