Infermieri ndan FOTO-n e dhimbshme: Doja që njerëzit ta shihnin realitetin e kobshëm

Një infermier 38-vjeçar nga Manhattan-i ka ndarë një foto të dhimbshme me qëllimin që të tregojë sesa serioze është situata e krijuar nga koronavirusi. Infermierit i kishin mbetur vetëm disa orë nga turni i tij të dielën kur vuri re jashtë dërtesës kamionët-frigoriferë të cilët janë vendosur si morgje të përkohshëm.

Brenda kamionit ndodheshin trupat e personave që kishin ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19. Ai eci drejt kamionit, e hapi dyert dhe shkrepi një foto.

Infermieri shpjegon:

Swiss Digital Desktop Reklama

“E shkrepa që t’ua tregoj njerëzve. Ky është realiteti i kobshëm me të cilin ne përballemi dhe në të cilin shumica prej nesh kanë përfunduar tashmë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët gjatë të shtunës, ai kishte qëndruar pranë një pacienteje, duke i mbajtur dorën teksa ajo jepte frymën e fundit. Tashmë, sipas tij, trupi i saj ndodhet në kamion.

Pacientja në fjalë ishte 71-vjeçe dhe kishte kishte rezultuar pozitive për koronavirusin një javë më parë. Ajo ishte dërguar në shtëpi dhe u kthye në spital të shtunën me probleme në frymëmarrje.

Kamionët-frigoriferë janë vendosur jashtë spitalit në Manhattan, nëse morgu i spitalit nuk ka më kapacitet për të mbajtur trupat që ndërrojnë jetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?