Injoranca/ “Kush dëshiron të bëhet Milioner?”: Vajza shfrytëzon dy ndihmat për t’u përgjigjur në “Ku gjendet Muri i Madh Kinez?”

Një konkurrent në edicionin turk të “Kush dëshiron të bëhet Milioner?” shfaqje jashtëzakonisht popullore, versioni indian i të cilit quhet Kaun Banega Crorepati, menjëherë u bë subjekt i talljes sapo ajo nuk ishte në gjendje të përgjigjet se ku ndodhej Muri i Madh i Kinës.

Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për një 26-vjeçare të diplomuar në Ekonomi nga Stambolli të cilës i janë dhënë katër opsione për pyetjen nga e cila ajo kishte për të zgjedhur atë të saktën.

Kina, India, Koreja e Jugut dhe Japonia ishin opsionet e ofruara, për të cilat konkurrentja kishte dy “mundësi tjera” për të gjetur përgjigjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet e shpërndara tanimë me të madhe në rrjetet sociale thuhet se tregojnë garuesen Su Ayhan, plotësisht të “humbur” nga pyetja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe për ta ndihmuar atë të vlerësojë zgjedhjen e duhur, ajo zgjodhi që së pari të merrte mundësinë e “sondazhit të audiencës”.

Mungesa e konsensusit midis votuesve, me vetëm 51% të përzgjedhjes së Kinës, e shtyu atë të përdorte edhe mundësinë e dytë, atë të “telefononi mikun”.

Por edhe pse situata u shpëtua nga miku i saj, Su Ayhan u eliminua në raundin e ardhshëm dhe me të kanë filluar talljet, së bashku me gjendjen e arsimit në Turqi.

Kim Milyoner Olmak İster? Yarışmasında "Çin Seddi nerededir?" Sorusunda 2 Joker Kullanan Yarışmacı

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?