Instagram heq filtrat që promovojnë kirurgjinë kozmetike

Istagram-i do t’i heqë të gjithë filtrat që promovojnë kirurgjinë kozmetike, për shkak të shqetësimeve se ato dëmtojnë shëndetin mendor të njerëzve.

Hulumtimet kanë sugjeruar se filtrat, që ndryshojnë fytyrën, mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen më keq në lidhje me mënyrën se si duken, raporton BBC.

Instagrami, i cili zotërohet nga Facebook-u, tha se ndalesa synon të promovojë mirëqenien.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne i rivlerësojmë politikat tona dhe duam që filtrat tanë të jenë një përvojë pozitive për njerëzit”, tha një zëdhënës i platformës online për shpërndarjen e fotografive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Instagram-i tha se nuk e di saktësisht se sa kohë do të marrë heqja e të gjithë filtrave, shkruan TCh. Muajin e kaluar, kjo platformë ka vendosur t’i fshijë postimet e dietave dhe të kirurgjisë kozmetike, pas këshillimeve me ekspertë të mediave sociale.

Instagram-i heq postimet e dietave dhe kirurgjisë kozmetike. Në muajin shkurt, ndërkaq, Instagram-i ka larguar edhe imazhet grafike të vetëdëmtimit, nga shqetësimet se ato ndikojnë keq te të rinjtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?