Instagram heq mbi 1 mln postime që përmbajnë…
Rrjeti social Instagram ka hequr 1.6 milionë foto dhe video që përmbajnë ankth, vetëvrasje dhe postime të dëmshme që shkaktojnë tek individët gjendje depresive. Një veprim i tillë vjen menjëherë pas një varg skandalesh të fundit që kanë përfshirë këtë rrjet social. Vetëm në vitin 2017, 14-vjeçari Brit Molly Russell kreu vetëvrasje pas imazheve grafike që kishte parë në Instagram. Në raportin që Facebook i dërgoi Instagram përcaktoheshin llogaritë dhe postimet që duhet të hiqeshin. Veprimet përfshijnë postimet që nga muaji Mars deri në nëntor të këtij viti.