Instagrami prezanton ”Reels”, kopje e TikTok-ut
Rrjeti social Instagram ka prezantuar një mundësi të re në këtë platformë, ”Instagram Reels”, që duket se është përgjigje ndaj aplikacionit për video të shkurta, TikTok. Operacioni i ri u ofron mundësi përdoruesve që të incizojnë dhe modifikojnë materialet e tyre 15-sekondëshe përmes një vargu efektesh.
Përdoruesit do të kenë mundësi të shpërndajnë me ndjekësit e tyre këto materiale në një seksion të ndarë apo edhe në zonën ku materialet e publikuara largohen pas 24 orëve.
Shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg është përballur me pyetje të ashpra rreth shprehisë së kopjimit të rivalëve përgjatë një seance në Kongresin amerikan më 29 korrik. Mundësia ”Reels” e Instagramit, do të funksionalizohet në 50 shtete, përfshirë SHBA-në, Indinë, Brazilin, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Japoninë, Australianë e tjera.