Instagrami tregon kur ke qenë aktiv për herë të fundit

Instagrami ka ndryshuar së fundmi dhe ju tani do të zbuloheni se kur keni qenë aktiv për herë të fundit.

Ashtu sikurse “Last Seen” në WhatsApp dhe “Active at” në Facebook Messenger, edhe rrjeti i Instagramit mundet të shohë tashmë se kur keni qenë aktiv për herë të fundit.

Tani ju nuk mund të fshiheni nga ndjekësit tuaj. Aktivitetin tuaj mund ta shohin vetëm ata njerëz, të cilët ju ndiqni.

Shkoni në profilin tuaj dhe më pas te Opsionet. Tek Settings gjeni opsionin “Show Activity Status” dhe në rast se nuk dëshironi që ndjekësit tuaj të shohin kur keni qenë aktiv për herë të fundit, atëherë fikeni atë. Zgjidheni tani këtë problem.

SHKARKO APP