INSTAT: Shqiptarët konsumojnë më pak
Shqiptarët kanë konsumuar më pak këtë verë. Sipas të dhënave të INSTAT niveli i konsumit ka mbetur i ulët edhe gjatë muajit gusht.
Shifrat nuk janë aspak pozitive duke patur parasysh se në verë konsumi duhet të ishte më i lartë për shkak të hyrjes së turistëve të huaj.
Po ashtu niveli i inflacionit është vlerësuar me 1 .4% shifër që është nën objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%.
Kjo shpjegohet me performancën e dobët të ekonomisë në vend.
Sipas institucionit qëndror kthimi i inflacionit në objektiv parashikohet të ndodhë në vitin 2020. Këto zhvillime do të ndihmojnë në një rritje më të shpejtë të pagave dhe të kostove prodhuese, duke mundësuar kthimin e inflacionit në objektivin e Bankës së Shqipërisë.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 2,6 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,2 %.
Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit jep ecurinë krahasuese të çmimeve me vendet e Bashkimit Europian.
Peshën kryesore në këtë indeks e kanë dhënë çmimet nga ushqimet dhe shërbimet e hotelerisë, restoranteve dhe kafeneve..