Bujtina Rragam, aty ku mikpritja ka emër dhe shija nuk harrohet kurrë

Ka vende që nuk i gjen në guidat turistike. Vende që nuk kanë reklama të mëdha, por që flasin vetë, me heshtjen e natyrës, me aromën e bukës së sapopjekur dhe me ngrohtësinë e një përshëndetjeje të sinqertë. “Bujtina Rragam”, në një fshat të vogël në njësinë Guri i Zi të Shkodrës, është pikërisht një prej atyre vendeve, një thesar i fshehur që nuk ta zë syri, por që ta zë zemra.

Shkova atje pas një kërkimi të thjeshtë në internet. Mes shumë zgjedhjeve, syri më ra te “Bujtina Rragam”, një vend me vlerësim perfekt 5 yje. Ishte pikërisht kjo notë që më bëri skeptike: “A mos është e ekzagjeruar?” E megjithatë, vendosa të rrezikoj. E sot, po të mundesha, do i jepja 10 yje.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
View this post on Instagram

 

Swiss Digital Mobile Reklama

A post shared by Bujtina Rragam (@bujtinarragam)

Që në momentin që mbërrita, ndjeva diçka ndryshe. Ajër i pastër, qetësi që të shpon veshët dhe një pamje që nuk kërkon filtër. Por ajo që më bëri të them “këtu ka diçka më shumë” ishte pritja.

Ambienti i restorantit dhe bujtinës është i pastër  me shumë kujdes në detaje dhe me motive tradicionale shqiptare në çdo cep, qylymat, druri i ngrohtë, mobiliet e thjeshta por me karakter. Gjithçka të bën të ndihesh si në shtëpi.

Ajo që e bën historinë e këtij vendi edhe më të veçantë është vetë pronari: një shqiptar që prej më shumë se 20 vitesh jeton dhe punon në SHBA, por që ka vendosur të rikthehet të vendin ku ka lindur për të investuar. Me shumë mund , përkushtim dhe dashuri për rrënjët, ai ka krijuar këtë bujtinë, jo vetëm si një vend për të fjetur, por si një përvojë që të lidh me tokën, me traditën dhe me mikpritjen e vërtetë shqiptare. S’kishim zbritur mirë nga makina dhe u afrua menjëherë të na mirëpriste.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bujtina Rragam (@bujtinarragam)

Por le të flasim për atë që na “bëri për vete” të gjithëve: ushqimi.

Në asnjë restorant me 5 yje nuk do gjesh këtë përkujdesje, këtë shije të vërtetë, këtë thjeshtësi të shndërruar në luks. Buka e misrit, liptava, maza, byreku me arra, një gatim i veçantë dhe me shumë shije, mesoret e sapodalë nga furra, dhe ëmbëlsirat e shtëpisë, çdo vakt ishte një festë. Dhe jo vetëm për stomakun, por për shpirtin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bujtina Rragam (@bujtinarragam)

Mbrëmja u mbyll me një gotë lëng shege, i freskët dhe me shije tepër fine, disa tregime të vjetra nga pronari që i rrëfente me pasion dhe nën dritën e zbehtë të verandës që shihte nga malet dhe liqenin. Ky vend nuk është për turistët e zakonshëm, është për njerëzit që kërkojnë përjetime të vërteta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bujtina Rragam (@bujtinarragam)

Kur u largova, mendova: “Sa mirë që nuk u stepa nga rruga. Sepse përndryshe, do kisha humbur një nga përvojat më të pastra dhe të vërteta që kam pasur ndonjëherë.”

Nëse do të shkëputesh, por jo vetëm nga rutina, edhe nga sipërfaqësorja, nga stresi, nga gjithçka e zhurmshme, shko në Rragam. Nuk ka luksin e hoteleve moderne, por ka atë që asnjë hotel nuk të jep dot: shpirtin shqiptar në formën më të pastër. Nilda Halili

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bujtina Rragam (@bujtinarragam)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?