Inteligjenca Artificiale mund ta zbulojë autizmin shumë më herët se kur fëmija nis ndërveprimin
Është deshifruar kodi gjenetik i autizmit, falë AI. Zbulimi është i një rëndësie të lartë pasi mund të përshpejtojë kohën e vendosjes së diagnozës.
Vendosja e hershme e diagnozës, rrjedhimisht do të sillte edhe trajtim më të hershëm të autizmit.
Zbulimin e ka bërë një ekip studiuesish që përfshin disa universitete dhe që e kanë realizuar këtë duke përdorur Inteligjencën Artificiale. I gjithë kërkimi përshkruhet në detaje në faqet e revistës së specializuar “Science Advances”.
Studiuesit kanë zhvilluar një sistem, bazuar në AI, të aftë për të identifikuar markuesit gjenetikë të autizmit, nëpërmjet aktivitetit biologjik në tru, me saktësi prej 89-95%. Sipas autorëve, kjo qasje së shpejti mund të revolucionarizojë procesin diagnostik, duke reduktuar ndjeshëm kohën e pritjes për familjet.
Metoda e re e zhvilluar nga studiuesit, bashkëdrejtuar nga Gustavo K. Rohde, profesor i Inxhinierisë në Universitetin e Virxhinias, bazohet në kombinimin e hartës së trurit dhe inteligjencës artificiale. Fillimisht realizohen imazhet e trurit me anë të MRI. Këto imazhe më pas analizohen nga AI, e cila mund të zbulojë lëvizjet e proteinave specifike, lëndëve ushqyese dhe proceseve të tjera biologjike në trurit, sinjale që mund të tregojnë praninë e autizmit. Aktualisht, diagnoza e autizmit vendoset zakonisht vetëm pasi shenjat e sjelljes së pazakontë manifestohen qartësisht.
“Një qasje e bazuar në gjenetikë mund të transformojë kuptimin dhe trajtimin të autizmit”, nënvizuan studiuesit.