Ish-deputeti i PS: Edi të na bashkojë dhe me Kinën

Ish-deputeti i PS, Andis Harasani ka ironizuar Ramën që u shpreh dje se dy vendet mund të bashkohen deri në 2025, nëse BE vijon të tregohet e ‘ngurtë’ sa i takon procesit të integrimit.

Harasani shkruan në facebook, se ai ”që pasi na bashkoi me Kosovën, të na bashkojë dhe me Kinën”.

Kryeministri pranoi sot në një intervistë për ”Tv Klan”, se synimi i qëndrimit të tij ishte që të tërhiqte vëmendjen e Brukselit sa i takon qëndrimit që po mban ndaj Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?