Ish-deputetja Luiza Xhuvani, kthehet në skenën e teatrit
Ish-deputetja Luiza Xhuvani do të kthehet në skenën e teatrit, ku do të jetë për një vit pjesë e trupës së aktorëve të Teatrit Eksperimental "Kujtim Spahivogli".
Xhuvani, e cila dha dorëheqejn si deputete, pas arrestimit të djalit të saj për vrasjen e katërfshitë, të ndodhur në lokalin Ante Grand në Tiranë para disa muajsh, duket se ka gjetur cepin ideal për t'i shpëtuar të gjithës dhe për t'iu përkushtuar porfesionit të saj si aktore.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë drejtori Kiço Londo, i cili për TemA tha se në me stë shkurtit do të saktësohen edhe shfaqjet ku do të luajë Xhuvani.
Ai ka konfirmuar se Luzia do të jetë pjesë e stafit me një kontratë 1 vjeçare dhe se Xhuvani mund të luajë në më shumë se një vepër të vënë në skenë.
Viti 2014 u mbyll me sukses për teatrin Eksperimental ku në skenë janë vënë rreth 80 shfaqje.