Ish-gruaja e bosit të Amazonit dhuron 1.7 miliard dollarë për bamirësi

MacKenzie Scott, dikur MacKenzie Bezos, tashmë ka dhuruar afro 1.7 miliardë dollarë të pasurisë së saj për një sërë organizatash bamirëse, pasi u zotua vitin e kaluar për të dhënë pjesën më të madhe të pasurisë gjatë jetës së saj.

Scott njoftoi të martën se ajo ka ndryshuar mbiemrin e saj në emrin e mesëm me të cilin u rrit, pas divorcit të saj nga drejtori i përgjithshëm i “Amazonit”, Jeff Bezos, vitin e kaluar.

Scott mori një të katërtën e aksioneve në “Amazon” të Bezos në marrëveshjen e divorcit të çiftit vitin e kaluar, duke i dhënë asaj një pjesë të aksioneve prej katër për qind që ishte me vlerë më shumë se 35 miliardë dollarë në atë kohë.

Vlera e saj neto aktualisht konsiderohet të jetë rreth 60 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Bloomberg Billionaire’s.

SHKARKO APP