Ish-ministri britanik përdor metronë pasi largohet nga zyra

Në mediat britanike është publikuar një foto e ish-ministrit Philip Hammond brenda në metronë e Londrës, pasi ishte larguar nga Apartamenti nr.11 në Downing Street.

Me dy valixhe në dorë, një prej politikanëve më të fuqishëm në Britani është fotografuar teksa priste metronë në stacionin qendror të Londrës. Ai u largua nga kompleksi qeveritar me një makinë zyrtare.

Philip Hammond është anëtar i Parlamentit që prej vitit 1997 dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme si ajo e ministrit të Jashtëm apo e ministrit të Mbrojtjes.

SHKARKO APP