Ish-misit shqiptar i digjet shtëpia në Kaliforni (Foto)

Katastrofës së zjarreve në Kaliforni nuk i ka shpëtuar as ish-misi shqiptar Valbona Çoba, e shpallur Mis Fotozhenia e parë, duke zënë vendin e tretë në Mis Albanian 1992.

Gazeta “Shqip” online ka mësuar se mamaja e Valbonës, e cila jeton me familjen e saj në Kaliforni, SHBA, (me bashkëshortin amerikan dhe tre fëmijë), ka ndarë një postim të dhimbshëm në “Facebook”, ku shkruan se valës së zjarreve në shtetin amerikan nuk i ka shpëtuar as shtëpia e vajzës së saj.

“Vetëm mbrëmë, kjo ishte shtëpia e vajzës sime të shtrenjtë Valbona Çoba, që gumëzhinte nga të qeshurat, lojërat e tre engjëjve të saj, tre perëndive të miat. Ndikuar nga zjarret në Los Angeles, luanin si zjarrfikësa, të parët nxirrnin fëmijët jashtë, ju thoshnin…një lodër do marrësh vetëm e dil. Fjetën të qetë në ëndrrat e tyre, se kishin shpëtuar njerëz, fëmije, por mbas mesit të natës u ngritën të tronditur, të detyruar të dilnin shpejt nga shtëpia…nuk morën dot asnjë lodër. Flaka e kuqe po kërcënonte gjithçka njerëzore. Ishte fatkeqësi natyre në të gjitha dimensionet. Të gjithë qanë, Valbona ishte më e tronditura…po digjej një shtëpi e tërë, vite të tëra të saj si nënë, gjëra të dashura private, kujtime”, – shkruan nëna e ish-Mis Fotozhenia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi ajo e mbyll postimin, duke thënë se rëndësi ka që të gjithë janë mirë me shëndet. Deri tani, zjarret në Kaliforni, i kanë marrë jetën 31 personave, ndërsa 228 të tjerë rezultojnë të humbur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?