Ish-moderatorja nuk “zhgënjen” kritikët, zv.ministrja e arsimit shpik një fjalë të urtë

Duket se politika nuk është arma e fortë e Lorena Haxhiut, e cila la pak kohë më parë ekanin, për të qenë pjesë e ministrisë së Arsimit.

Haxhiut iu besua posti i zëvendësministres nga Besa Shahini, vendim që nuk u prit dhe aq mirë në publik, pasi thuhej se ajo nuk kishte eksperiencën e duhur për të marrë këtë post.

Dhe duket se zëvendësministrja nuk i ka zhgënjyer ‘’kritikët” pasi në një takim në kuadër të Panairit të Punës që ka pasur së fundi ajo ka ‘’shpikur” dhe një fjalë të urtë të re.

‘’Çdo të korrni do të mbillni”, u shpreh zëvendësministrja, në një lapsus që me siguri do të ketë shkaktuar mjaft të qeshura te të pranishmit.

Për më shumë shihni dhe videon:

Ish-moderatorja nuk 'zhgënjen' kritikët, zv.ministrja e arsimit shpik një fjalë të urtë

SHKARKO APP