“Ishim të lumtur, burgu na ndau”/ Jeta plot vuajtje e babait në kërkim të vajzës: Nuk e njoha kurrë!
Emisioni me ‘Zemër të hapur”, trajtoi sot historinë e një emigranti nga Vlora. Ai rrëfeu në emision, historinë e tij të dashurisë si edhe kalvarin me drejtësinë në Gjermani.
“Ishte viti 1998 kur u largova nga Vlora drejt Gjermanisë. U prezantova atje me emrin Ilir Lulaj me origjine nga Prishtina. Shkova në një qytet të Gjermanisë, atje u njoha me Lolën rashë ne dashuri me të dhe filluam bashkëjetesën. Jetuam një vit në shtepine time, por nëna e Lolës nuk donte që ajo të qëndronte me mua dhe u shpërngulem nga andej e shkuam tek shtëpia e saj ne Ditz. Në janar te vitit 2001 u burgosa ndersa ne 6 maj lindi vajza jone te ciles i vume emrin Sara. Nusja me vinte me vizitonte ne burg me pas shteti gjerman me ktheu ne Shqiperi. Fillimisht vazhdonim flisnim ne telefon me pas me humben numrat dhe adresa e shtepise. Qe nga 2004 e deri me sot kam humbur cdo kontakt me time bije. Ne 2015 shkova ne Mynih dhe kerkova ndihme per ta gjetur Saren, por asgje nuk eshte bere deri me tani.” tregoi ai në emisionin ‘Me zemër të hapur”.
Rrëfimi:
Lejnez Lulaj: Unë kam qenë tifoz i Gjermanisë që në fëmijëri. Ika për shkak të nënës, sepse Shqiperia ishte rrëmujë dhe do të isha më i qetë diku tjetër. Vëllain e madh e kisha në Gjermani. Jemi tre djem. Vëllai i vogël ishte në Shqipëri, ndërsa tani në Gjermani. Nuk jam martuar kurrë. Kështu më erdhi jeta. Kisha dëshirë të largohesha. Isha fëmijë i lëvizshëm. E gjeta ashtu siç e prisja, siç e kisha parë. Vetëm italisht dija në fakt. Me kalimin e kohës mësova dhe gjermanishten. Isha në Lumburg me vëllain. Aty u njoha me Lolën. Në Vlorë u mora me sportin, kam mbaruar vetëm shkollën 8-vjecare. Kisha talent në mundje, por në Gjermani nuk e ushtrova. Nuk kam fare shoqëri me shqiptar, vetëm me italian. Vjata vetë në rrugën e gabuar. Mu duk një gjë e shpejtë të merresha me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Më besuan italianët. Vëllai nuk kuptoi asgjë. Takohesha rrallë me të. Nga kjo punë fitoja 1 mijë marka.
Ku e shpërndarje?
Në qytet. Ua çoja nëpër shtëpi me biçikletë.
Si e njohe Lolën?
Në një pastiçeri. Në fillim i flisja italisht më pas gjermanisht. Kur e mora vesh që isha shqiptar kishte frikë se e doja për letra.
Fillove aplikimin për dokumente?
Jo, sepse nuk kisha interes për dokumente për dokumente.
Lola e dinte punën që bëjë?
Më vonë e mori vesh. Në fillim u shtang. E priti pak keq, debatuam. Më kërkoi që të hiqja dorë, por unë nuk hoqa dorë. Ajo nuk më braktisi. Edhe kur isha në burg donte të bënte martesën, por nuk më interesonte sepse nuk i doja dokumentet. Kam pasaportën shqiptare dhe nuk e ndërroj me tjetër dokument në botë.
Sa vëllezër dhe motra kishte Lola?
Dy vëllezër dhe motra. Jetuam me nënën e saj, sepse babain nuk e kishte. Marrëdhënia jonë në familje ishte e mirë. Shtatzëninë e saj e mësova përpara sesa të arrestohesha. Na mars vendosëm të vinim në Shqipëri, por në Janar u arrestova.
Na janar të 91 u arrestove nga policia. Si ndodhi?
Isha në gjumë. Nuk isha te shtëpia e Lolës. Rrija rrallë në shtëpinë ku kam pas jetuar me Lolën. Ndejta deri vonë me një kushëri dhe shkova te shtëpia tjetër.
Si e prite lajmin e shtatzënisë së Lolës?
Isha i lumtur, sepse ishim të dashuruar. E prita shumë mirë. Lola më tregoi ekon e fëmijës. Nga 3 vjet bëri dy vite dënim. Gjatë kësaj kohë më vizitonte Lola. Kur lindi, fola në telefon dhe emrin e vajzës e vura unë, Sara.
Më përshkruaj emocionet e atij momenti?
Fillimi ishte i vështirë, por më pas u ambientova. Dy muaj para lindjes më vizitoi Lola. Edhe pas lindjes vinte. Bisedat për vajzën më thoshte fle me gisht në gojë. Këtë karakteristikë e kisha dhe unë fëmijë. Vajza ishte e vogël dhe nuk mund ta sillte dhe unë nuk ia kërkova. Më thoshte se më ngjan mua.
Si e priti Lola deportimin tuaj në Shqipëri?
Në korrik të vitit 2003 u ktheva në Shqipëri. Na humbën kontaktet. Flisnim në telefon. Një ditë pa dashje dogja adresat dhe kontaktet me Lolën. Folëm gjashtë muaj deri në një vit. Më ka dërguar dy foto të vogla, por mu dogjën. Ishte vetëm 1 vjeçe. Nuk kam asnjë foto të saj më. Ajo më ngjante mua më shumë. Në ato foto nuk dallohej mirë. Nëse do e takoja sot Sarën nuk do e njihja. E kam kërkuar në rrjetet sociale dhe nuk e kam gjetur. Në mars do bëj një përpjekje për të shkuar në Gjermani. Deri në 2014 e kisha të ndaluar Europën. Në 2015 kur shkova dhe iu thashë që kam ardhur për të kërkuar vajzën, por më rikthyen në Shqipëri. Vajta dhe në shtëpi ku kam qëndruar në shtëpi me Lolën dhe vjehrrën. Një shok më tha që është në Frankfurt. Nuk dija asnjë informacion tjetër. Kam kërkuar edhe me emrat e familjes së Lolës por s’kam gjetur gjë. Një gabim të bësh, nuk dalin.
E regjistroi Lola atësinë tuaj?
Po, Sara është regjistruar me emrin tim, Ilir Lulaj. Nuk bëmë dot celebrim, sepse e lashë unë pas dorë. Lola e donte celebrimin. Kur lindi vajza ka qenë spitali që ka lajmëruar burgun ku isha unë për lindjen. Jam i sigurt që e ka regjistruar në emrin tim.