“Ishte bërë tym i zi, nga fundi i dheut vinin ulërima”, banorja ende me pizhame nga tërmeti rrëfen si arriti të shpëtojë

Një banore e lagjes numër 6 në Durrës, e dëmtuar shumë nga tërmeti, ka treguar tmerrin e përjetuar në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.

Për gazetaren e “BalkanWeb”, banorja tregoi si kishte arritur të dilte jashtë pas tërmetit, ku sipas saj, ishte bërë tym i zi, ngaqë kishte rënë pallati.

“Nuk kemi ditur çfarë të bëjmë, u ulëm në krevat dhe kemi bërtit me sa kishim në kokë. Nuk lëvizëm nga vendi, vetëm i luteshim Zotit. U ngritëm pastaj, e pamë që s’po pushonte, binin gjëra gjithandej. Shkuam te dera, shyqyr u hap. Po bërtisja si e çmendur, njerëzit po dilnin me qetësi. Këtu ishte bërë tym i zi, ngaqë kishte rënë pallati. Kati poshtë ishte rrafshuar, po shikoni drita nga lart”, tregon banorja.

Nuk jeni rikthyer në banesën tuaj?
Jo. Jam akoma me pizhame.

‘Ishte bërë tym i zi, nga fundi i dheut vinin ulërima”, banorja rrëfen si arriti të shpëtojë

SHKARKO APP