Ishulli i Maligradit, një destinacion i lakmuar në Prespë

Kisha e Shën Mërisë ndodhet ne liqenin e Prespës, në ishullin e Maligradit! E ndërtuar në shekullin XIV është një nga monumentet më me vlerë të trashëgimisë kulturore.

 

Ishulli ka një gjatësi prej rreth 800 m e gjerësi rreth 200 m dhe rrethohet nga shpatie shume të pjerrët e mahnitëse, me përjashtim të pjesës perëndimore të tij dhe ka një bimësi natyrore barishtore dhe shumë pak shkurre, si dhe shpella.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të vizitohet duke ndjekur itinerarin Korçë – Zvezdë – Liqenas, ku për t’u futur në ishull përdoren varkat e peshkatarëve apo së fundmi edhe ato turistike. Udhëtimi me varka nëpër liqen është një tjetër kuriozitet për vizitorët e shumtë. Prespa në stinën e nxehtë tërheq pushues nga zona rreth saj për të bërë plazh në ujërat e liqenit, por edhe turist të largët që interesohen për historinë, kulturën, biodiversitetin për dhe për gastronominë e kësaj zone.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?