Ishulli i Pashkëve kufizon vizitat e turistëve – “Të huajt po dëmtojnë vendin”

Turistët që duan të vizitojnë Ishullin e Pashkëve nga 1 gushti, do të jenë në gjendje të qëndrojnë maksimalisht 30 ditë.

Kryebashkiaku i ishullit Petro Edmunds ka ulur numrin e ditëve të pushimit nga 90 ditë në 60 ditë, sepse ai thotë se të huajt janë “duke dëmtuar veçantitë e zonës”.

Ky vendim i krybashkiakut është një përpjekje për të zvogëluar ndikimin negativ të turizmit në një ishull kaq të vogël.

Ishulli i Pashkëve është 3.500 kilometra nga bregu i Kilit. Në 1888 Kili përvetësojë territorin dhe tani dëshiron të kujdeset për ishullin e brishtë.

Në një regjistrim të vitit 2017, tregoi se mbi 7,000 (7,750) njerëz jetojnë atje, shifër kjo  e cila është dyfishuar në 20 vitet e fundit.

SHKARKO APP