Ishulli më i populluar në botë, s’ka nevojë për polici (FOTO)

Ishulli i Santa Kruzit, në arkipelagun San Bernando të Kolumbisë, është një nga vendet më të populluara në botë. Ai ndryshe nga ishujt e tjerë nuk është vend për turistë, pasi s’do të kishin ku të rrinin. Të vetmit turistë vijnë nga një ishull pranë, ku ka hotele. Ata nisen me motoskaf për një vizitë kureshtare që zgjat pak orë.

Shtëpitë plot ngjyra janë ndërtuar prej shumë kohësh e janë trashëguar brenda familjeve, dhe në ishull nuk ka asnjë banor që nuk ka lindur aty. Asnjë nga banorët nuk ka lindur jashtë ishullit dhe ata krenohen që nuk kanë as krime, as polici. Ishulli është pothuajse sa dy fusha futbolli, dhe mban rreth 1200 banorë.

Juve Nal, një nga banorët që ka jetuar gjithë jetën aty, thotë që në fakt janë rreth 900 banorë. “Mërzitemi kur mediat thonë gjithnjë që jemi më të mbipopulluar se ç’jemi realisht”, thotë ai, dhe shpjegon që nuk do ta ndërronte jetën në atë ishull me asgjë në botë.

Banorët jetojnë në rreth 115 shtëpi dhe toka për të ndërtuar të tjera ka mbaruar. Juve Nal pranon që janë të shqetësuar për të ardhmen, pasi ndërtesat nuk mund t’i bëjnë më të larta, dhe zgjerim tjetër nuk kanë. Megjithatë, ai thotë se jeta në ishull është shumë e bukur.

SHKARKO APP