Islamistët dhe armët e Serbisë…

Nga Enver Robelli –

– Kur më 2015 u sulmua redaksia e revistës humoristike franceze «Charlie Hebdo», terroristët islamikë përdorën armë të prodhuara në Kragujevc të Serbisë.

– Po ashtu më 2015, kur u sulmua në Paris teatri «Bataclan», armët qenë të prodhimit serb.

– Kur më 1914 në Sarajevë terroristët serbë vranë trashëgimtarin e fronit të Habsburgëve, Franz Ferdinandin, granatat qenë prodhim i Zastavës së Kragujevcit.

– Armë serbe janë zbuluar viteve të fundit në duart e islamistëve në Siri.

– Armë serbe janë «dërguar» viteve në Arabinë Saudite dhe pastaj të njëjtat janë parë në Siri.

– Beogradi ka dërguar armë edhe në Libi.

– Në këtë biznes janë të përzier tregtarë armësh, ndërmarrjet Krushik dhe Yugoimport SDPR, Branko Stefanoviqc, djali i të cilit Nebojsha është ministër i Brendshëm serb dhe dora e djathtë e Aleksandër Vuçicit – si dhe Mohamed Dahlani, ish-shefi i shërbimit sekret palestinez, i cili jeton në Beograd.

SHKARKO APP