Ismail Kadare i përgjigjet Vehbiut: Asnjë mirëkuptim ndaj fabrikuesve të shpifjeve
Reagimi i shkrimtarit pas shkrimit të studiuesit Ardian Vehbiu në revistën italiane. Kadare i është përgjigjur.
“Kurrsesi dhe në asnjë rast nuk kam dhënë të kuptohet se mund të kem qoftë dhe më të voglin mirëkuptim ndaj shpifjes dhe fabrikuesve ose përhapësve të saj, kushdo qofshin ata”.
Ky është reagimi i shkrimtarit Ismail Kadare ndaj debatit që ka nisur prej disa ditësh mes studiuesit Ardian Vehbiu dhe publicistit Minella Aleksi, që ka si burim pikërisht një shprehje që gjoja Kadare e ka thënë për refugjatët shqiptarë në vitin 1990, shkruan Panorama.
Ndonëse shkrimtari vetë e ka përgënjeshtruar këtë thënie, duke e konsideruar shpifje, kjo situatë është riaktivizuar për shkak të një shkrimi që mban autorësinë e Vehbiut në revistën italiane “Lettera Internazionale”. Mes të tjerash në shkrim thuhej se:
Në këtë kontekst mund të shpjegohet deklarata tronditëse dhe e pabesueshme e shkrimtarit Ismail Kadare që i ka përcaktuar refugjatët shqiptarë të vitit 1991 ‘jashtëqitja e kombit’. Fati e deshte që vetë Ismail Kadare të linte Shqipërinë dhe mecenatët e regjimit të vjetër për të kërkuar ‘strehim politik’ në Francë. Pastaj çuditërisht shkrimtari shqiptar nga akuzator u bë pjesë e këtyre ‘jashtëqitjeve’. Ja një mënyrë që kundërbalancon dhe pastron këtë metaforë koprologjike”.