Itali, nis eksperimentimi i vaksinës anti Covid-19
Ekspertë italianë e anglezë po bashkëpunojnë për realizmin e vaksinës anti- Covid 19 dhe që brenda pak ditësh do të testohet tek njerëzit.
Në laboratorët bioteknologjikë të kompanisë Advent-Irbm në komunën e Pomezias, në afërsi të Romës ka nisur eksperimenti i vaksinës anti- Covid 19. Eksperimenti po kryhet në bashkëpunimin me Institutin IO Jenner të Universitetit të Oxford dhe brenda muajit prill do të nisë testimi tek 550 persona vullnetarë të shëndetshëm.
Analizat e kësaj vaksine kanë dhënë rezultate mjaft shpresdhënëse në laboratorët e Pomezias. Nëse dhe faza e eksperimentimit do të sjellë pritshmëritë e studiuesve vaksina do të jetë gati për muajin shtator.
Fillmisht mendohet të vihet në dispozicion të punonjësve shëndetësorë dhe tëforcave të rendit, por shpërndarja në një shkallë të gjerë për popullsinë do të kërkojë më shumë kohë për t’u vënë në dispozicion.
Testimet e vakisnës për 550 vullnetarët e parë do të kryhen nga Instituti IO Jenner i Oxfordit.
Në laboratorët e Advent-Irbm të Pomezia u realizua vaksina anti Ebola, patenta e të cilës u ble më 2013 nga kompania britanike Gsk.