Itali, policia sekuestron pikturën e Picassos me vlerën e 15 mln euro

Policia italiane ka sekuestruar një pikturë të Picassos, me një vlerë prej 15 milionë eurosh dhe një statujë të rrallë të Antikitetit Romak, që do të eksportoheshin në mënyrë të paligjshme. Lajmi  bëhet i ditur sot nga mediat italiane.  Tabloja e mjeshtrit të madh daton që prej vitit 1912, vit që korrespondon me periudhën e kubizmit të piktorit spanjoll Pablo Picasso.  – ”Statuja romake daton që nga shekulli II apo III dhe vlera e saj është rreth tetë milionë euro”, sipas këtyre burimeve. Por sipas medias bëhet fjalë për një vepër veçanërisht të rrallë në formën dhe gjendjen e saj të ruajtur.  Dy statuja të ngjashme janë parë në Muzeun e Vatikanit dhe në Muzeun Britanik.

SHKARKO APP